fsk

Associated Press: Forcat e Sigurisë së Kosovës, të premten në ushtri të Kosovës

Media e njohur amerikane – AP deklaroi se “anëtarët e Kuvendit të Kosovës të premten votojnë për tre ligjet që e shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt të Kosovës.”
Sipas kësaj agjencie, pritet që këto ligje të kalojnë lehtshëm në Kuvendin me 120 deputetë.

AP thekson se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se ushtria e re mund të rrezikojë stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe se kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka paralajmëruar se ajo mund të ujrdhërojë një ndërhyrje të armatosur.

Agjencia kujton se “vitin e kaluar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nisi të njëjtën gjë, pra transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, porse u tërhoq nga presioni ndërkombëtar.

Thuhet se “NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që transformimi të jetë në përputhje me ndryshimet kushtetuese, për të cilin nevojiten edhe votat e pakicës serbe.

AP vëren se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi autoritetet e Kosovës se “një veprim i tillë vjen në një kohë të keqe, dhe që është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve të NATO-s.”

Vërehet se Stoltenberg i ftoi zyrtarët nga Serbia dhe Kosova që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje dhe të shmangin çdo deklaratë ose veprim provokues.

Por nga ana tjetër, AP vëren se ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett në intervistën e javës së kaluar, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, do të ishte “një proces i gjatë, i qëndrueshëm”, dhe kjo është më e rëndësishme për ngritjen ushtarake, e cila është sërish një proces i gjatë, në mënyrë që të jetë multi-etnike”.