Në 24 orët e fundit janë regjistruar 54 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, ndërsa edhe një herë nuk është regjistruar asnjë vdekje, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Në një postim në Facebook, Zemaj ka thënë se 54 rastet pozitive kanë dalë nga testimi i 670 mostrave.
Postimi i plotë:
Secili ta zgjedhim mënyrën dhe stilin e jetës për një zemër të shëndoshë!Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, së bashku mjekët kardiolog nga QKUK vizituam “Shtëpinë e të Moshuarve” në Prishtinë.Gjatë bisedës me të moshuarit, sqarova se në vazhdimësi po përpiqemi të fuqizojmë kapacitetet tona të shëndetësisë, ngritjen e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve, për të ofruar kontrolle dhe këshilla profesionale mjekësore për të gjithë.Bërja e ekzaminimeve të rregullta mjekësore, ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, mos përdorimi i duhanit janë, janë preventivat më të mira për shëndetin e zemrës. Andaj edhe porosia ime është që çdo i ri apo i moshuar në mjediset që jeton dhe punon duhet të zgjedhë mënyrën dhe stilin e jetës për një zemër të shëndoshë, gjithnjë duke u përpjekur të reduktohet rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare dhe pasojat e tyre që janë shkaktari kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19 si dhe një shifër relativisht të mirë sa i përket të të infektuarve me Covid 19, ku nga 670 teste, 54 kanë rezultuar pozitiv.Edhe ne si e tërë bota në pandemi dhe rreziku nga virusi Covid-19, pashmangshëm të rinjtë, e sidomos të moshuarit duhet pasur kujdes të shtuar, duke respektuar masat që parandalojmë përhapjen e virusit, që janë: vendosja e maskës, ruajtja e distancës, higjiena.







