Asnjë i burgosur i infektuar me Covid-19 në Kosovë

Zyrtarët e burgjeve kanë treguar procedurat se si pranohen të burgosurit në qendrat e paraburgimit dhe menaxhimin e pandemisë.

Si i burgosur i ri po i kalon procedurat e pranimit.

Në këto procedura, bëjnë pjesë edhe kontrolli shëndetësor që kryhet nga stafi i burgut.

Këtij më pas po i jepen udhëzime mbi kujdesin e shtuar gjatë pandemisë, në kohën e qëndrimit të tij prapa grilave.

E në rast e një i burgosur shfaq simptoma të covi-19, atëherë me rekomandim të mjekes testohen në IKSHPK.

Ndërsa në nivel të përgjithshëm, janë rreth 160 persona që janë testuar për covid-19 gjatë këtij viti.