“Asnjë duhanpirës me koronavirus nuk ka vdekur”, avokati zbulon detajet e forta

Avokati Altin Goxhaj ka komentuar mënyrën se si po përballet vendi me pandeminë e koronavirusit dhe deklaratat politike në lidhje me vaksinimin.

Sipas Goxhaj, 85% e shqiptarëve nuk e pranojnë vaksinimin, ndërsa kërkesën e Lulzim Bashës për vaksinimin e gjithë popullatës dhe se qeveria duhet të sigurojë sa më shpejt medikamentin, janë pjesë sipas tij e një plani të përbashkët.

“Kurrë nuk është parë dhe dëgjuar që një vaksinë për gripin bëhet për gjithë popullsinë, por të rekomanduar nga mjekët për personat që ata shikojnë se nuk e përballojnë dot. 85% e qytetarëve janë shprehur në sondazh kundër vaksinimit. Janë të interesuar të gjejnë popullsi të vogla, që flasin me shpejtësi dhe urgjencë. Sepse duhen bërë eksperimente me popullsinë si kjo e Shqipërisë. Në këtë lojë është edhe Edi Rama edhe Tritan Shehu edhe Lulzim Basha e Gazmend Koduzi. Është mekanizmi i Sororist në Shqipëri për të mbajtur Edi Ramën në pushtet. Vaksinimi për të bërë popullin shqiptar si kavie.Vaksina mund të bëhet vetëm me rekomandime të veçanta. Duke përllogaritur popullsinë me ata që kanë ikur nga vendi, popullsia jonë është e mbuluar, se një pjesë e vogël përjashtohet. Fshihen pas vaksinës stinore, për të na vënë si kavie. PD bën sikur i bën presion qeverisë për të siguruar vaksinat. E mbani mend si thonin këta pse po hapen shkollat. Maskat me detyrim në rrugë janë absurde. Pse kurrë s’ka shpjeguar ç’është kjo vaksinë stinore, çfarë efektesh ka dhe kur është bërë herë të tjera.”., tha Goxhaj.

Sa i përket mos lejimit të celularit në pavionet e spitaleve Covid, avokati e konsideroi si terror, ndërsa ka bërë edhe një deklaratë të fortë në lidhje me vdekshmërinë e pacientëve që konsumojnë duhan.

“Pse nuk lejohet celulari në dhomën e pacientëve. Ata shikojnë një vdekje terrorizuese, mbase vdesin më shumë prej zemrës se sa prej Covidit. Nuk lejohet celulari se e kanë rekomandim nga OBSH. Sa njerëz që pinë duhan kanë vdekur nga Covid, sa kanë qenë në gjendje të rëndë?! Asnjë, kam një përgjigje, asnjë në Suedi ka dalë një lajm se ata që pinë duhan kanë avantazh. Për këtë nuk ka folur askush.”, tha Goxhaj.