Asllani në histori të Real Madridit

Kosovare Asllani, reprezentuesja e Suedisë që luan me Real Madridin, e ka shënuar golin e parë për ekipin e femrave të klubit madrilen. Goli i saj i ka sjellë skuadrës së Realit një pikë në Primera Divizionin e Spanjës.

Futbollistja shqiptare madje hyri edhe në historinë e Real Madridit, duke e shënuar golin e parë për këtë ekip. Ajo realizoi kundër Valencias në minutën e 22-të.

Dy minuta më vonë, Cristina Cubedo Pitarch, i barazoi shifrat në 1:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Asllani ishte “galatikja” e parë që u transferua në skuadrën e cila u zyrtarizua si skuadra e femrave të Real Madridit në vitin 2020.