Ashtu siç ishte paralajmëruar, nesër në veri të Kosovës “mungojnë artikujt themelorë jetësorë”

Në katër komunat në veri të Kosovës nesër nuk do të hapen dyqanet, në të cilat, sipas mediave të Beogradit, tashmë me ditë ka mungesë të disa artikujve themelorë për jetesën.

Në raftet e tyre, sipas këtyre meidave, nuk ka fare qumësht, produkte qumështi, mishi as mielli.

Siç paralajmërohet, nesër, pra më 1 korrik 2019, nuk do të punojnë dyqanet me artikuj ushqimorë, kioskat, madje as furrat e barnatoret.

mbyllja e dyqaneve janë të goditur sidomos serbët që jetojnë në komunat më veriore të Mitrovicës, qytetarët e Zubin Potokut dhe ata të Leposaviqit. Ata, për të blerë, p sh. qumësht në pjesën jugore të Mitrovicës, duhet të udhëtojnë rreth njëzet kilometra, shkruan shtypi i Beogradit.

Po sipas tyre, serbët në veri të Kosovës jetojnë nga rezervat e blera nëpër dyqane ditëve më parë.

Megjithatë, sipas TV Prva të Beogradit “ata shpresojnë se situata do të përmirësohet”.

Theksohet se vendimi për mbylljen e dyqaneve është marrë në mbledhjen e pronarëve privatë të tyre “për shkak se autoritetet e Prishtinë në nëntor të vitit të kaluar kanë vendosur taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe”, transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.

Në shenjë solidariteti me privatistët, siç është paralajmëruar, nuk do të as objektet hoteliere, as pompat e benzinës, ndërsa do të mbesin të mbyllura se paku dy ditë, transmetoi Radio Kontakt plus në gjuhën serbe.

Po ashtu raportohet se në shitoret në veri të Mitrovicës nuk ka pemë as perime. Në Mehallën e Boshnjakëve ka pemë e perime, por serbët thuaja nuk blejnë në shitoret e shqiptarëve tash e disa ditë, thekson kjo radio.

rikujton se ditë më parë ishte bërë me dije mundësia që Beogradi të kurdisë mungesë artikujsh themelorë jetësorë për serbët në veri, që kështu para opinionit botëror të demonizojë Kosovën dhe vendimet e saj si diskriminuese ndaj serbëve qytetarë të Republikës së Kosovës.