ASHAK

ASHAK-ut i kërkohet të tregojë a ka pasur kritere për autorët e Fjalorit Enciklopedik

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në takimin e sotëm me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës temë që mori vëmendje e edhe kritika, ishte Fjalori Enciklopedik i Kosovës, njofton Klan Kosova.

Anëtarja e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, për fjalorin që është kritikuar shumë publikisht, kërkoi ta dijë se a ka pasur kritere për anëtarët që kanë punuar në Fjalor dhe për përmbajtjen e tij.

Ky takim që sipas anëtarëve të Komisionit është thirrur në bazë të hulumtimit të organizatës “Integra”, e cila publikoi shumë kritika ndaj veprimtarisë së ASHAK e ka kundërshtuar sekretarja për Shkencë në ASHAK, Myzafere Limani, e cila e ka cilësuar organizatën si jo shumë kredibile.

“Ne e kemi hulumtu kush është ajo organizatë dhe e kemi pa që ka të paqarta se nga financohet. Neve na bëjnë vërejtje institucionet simotra ndërkombëtare dhe ato i marrim për bazë”, ka thënë Limani.

Fjalori Enciklopedik është botuar për herë të parë në Kosovë i hartuar nga 506 autorëku përfshinë profesorë universiteti, shkrimtarë, publicistë, artistë dhe ekspertë të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes.

Kundër këtij fjalori ka dalë edhe Rexhep Qosja, i cili e quajti antikombëtar dhe analfabetizëm shkencor.