Një lëndim në muskuj mund ta mbajë jashtë nga finalja e Kupës së Botës për Klube anësorin e Real Madridit, Marco Asensio.

“Los Blancos” të shtunën takohet me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain, pikërisht në shtetin arab.

Riaftësimi i sulmuesit spanjoll nuk do të ndodh deri në ndeshjen e parë të këtij viti, që Real Madridi e zhvillon ndaj Villarrealit me 3 janar.

Pasi që eliminoi në gjysmëfinale aziatikët e Kashima Antlers, “mbretërit” do të synojnë triumfin e tretë rresht dhe të katërtin gjatë pesë viteve të fundit në Kupën e Botës për Klube.