Aktivisti i flaktë e asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci, u arrestua sot në Tiranë nën dyshimin për trafikim të narkotikëve të llojit ekstazi. Që ishte ndër aktivistët më me zë në Prishtinë, e vërteton fakti se Mujeci ishte i 12 më i votuar në listën e VV-së për asamblenë komunale, shkruan Gazeta Express.

E aktivizimin e tij për VV-në nuk kishte se si mos ta bënte publik në “Facebook”. Për të lideri i partisë, Albin Kurti është personifikim i popullit për liri.

Shqiptarët e Kosovës prej natyrës së tyre janë popull i panënshtrueshëm për nga natyra dhe rebel.  Albin Kurti është personifikim i tyre për liri. Sa ma shumë e sulmoni aq më shumë e ngritni”, pati shkruar ai më 13 korrik të këtij viti.

Jena shumë tash 80%. Mos u halitni se ju djegni jo Na!”, ishte postimi tjetër i tij në përkrahje të Qeverisë.

E ditën kur në Kuvendin e Kosovës, pati tensione e përleshje fizike mes deputetëve, Mujeci iu lut Zotit që t’i ruaj policët. E deputetët opozitarë i quajti hijena të ndryra.

“Zoti i rujtë kta policët e rinj që po na e mbrojnë kryeministrin nga hijenat e ndyra”, shkroi ai me 13 korrik.