Asamblisti më i zëshëm në Kuvendin Komunal të Pejës, Labinot Panxha, i ka dhënë mbështetje të fuqishme Dr. Arbër Tolajt, kandidat i AAK-së për deputet.
“Mbrëmë në Pejë, kryetari Haradinaj gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet e tha shkurt dhe shqip, Dr.Arbri është një njeri që nuk i mungon asnjë vlerë, i ka të gjitha!”, ka shkruar Panxha.
Sipas tij, Peja, por edhe Kosova është me fat që ka njerëz të zot si Dr.Arbri, të cilët e kanë pasuruar listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025.
“Urime miku im i çmuar, dalsh faqebardhë!”, ka shkruar në fund ai.
Dr.Arbër Tolaj më herët ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës. /Ballkani.info/







