Asambleistja e krahason Prizrenin me Graçanicën: 11 vjetori i Pavarësisë pa seancë solemne

Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komunat e Kosovës kanë filluar përgatitjet dhe dekorimet festive.

Teksa komunat kanë publikuar edhe agjendat e tyre se si do të festohet 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, asambleistja e Kuvendit të Prizrenit, Sherife Balaj, ka shprehur indinjat se si Komuna e Prizrenit, nuk organizon Seancë Solemne për nderë të Ditës së Pavarësisë.

Madje, Balaj, një gjë të tillë e krahason me Komunën e Graçanicës dhe komunat e tjera që udhëhiqen nga komuniteti jo shumicë, transmeton Ballkani.info

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

“Komuna e Prizrenit, nuk organizon Seancë Solemne për nderë të Ditës së Pavarësisë.

Njësoj me Komunën e Graçanicës dhe Komunat e tjera që udhëhiqen nga komuniteti jo shumicë.

Edhe ashtu se njohin Shtetin nga i cili marrin paga dhe miljona nga institucionet e tij.

Bëj thirrje Institucioneve të Shtetit dhe qytetarëve, pa dallime, të Republikës së pa varur t’Kosovës, të organizohet dhe t’festohet me dinjitet dhe moral të lartë njerëzor.

Urime!”