Pas publikimit të sondazhit nga PIPOS, ku PDK-ja del partia e parë, LDK e dyta, VV e treta dhe AAK e katërta, ka reaguar anëtarja e Kryesisë së AAK-së dhe asambleistja në Komunën e Prishtinës, Fitnete Bejta.
“E lexova me vëmendje një hulumtim të opinionit i realizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), i cili është selektiv në qasje. Hulumtimi nuk tregon asnjë pririje të asaj që është në realitet meqenëse ka një mostër të vogël të respondentëve prej 1000, me marzhë gabimi 3% dhe besueshmëri prej 95% pra dallimet tek rezultatet mund të shkojnë edhe tek +- 8%”, shkruan Bejta.
Sipas saj, në këtë matje nuk tregohet përzgjedhja e kampionit dhe % e votuesve të pavendosur.
“Prandaj këto elemente tregojnë qartë një copë sondazhi dhe asesi një matje të opinionit. Matjet kredibile të opinionit publik në Kosovë flasin që AAK është partia me rritjen më të madhe sa i përket besimit qytetarë”, ka shkruar në fund ajo.
Sondazhi i plotë:
A. Ju lutem na thoni cilën parti do ta votonit po që se zgjedhjet do të mbaheshin sot? (Rezultati vetëm me kategoritë e përcaktuara)
A) Fjala 1%
B) PSHDK 1%
C) Një parti minoritare
D) Alternativa 1%
E) Lëvizja për Bashkim 2%
F) PSD 3%
G) AKR 3%
H) Nisma 5%
I) AAK 14%
J) Vetëvendosje 19%
K) LDK 24%
L) PDK 26%
Margjina e gabimit llogaritet të jetë në rreth 3%, me nivel të besueshmërisë 95%.







