Bashkim Ndrecaj

Asambleisti i pavarur në Suharekë: Në QKMF, praktikanteve 16 vjeçare po u kërkohet të dalin në dreka dhe darka

Asambleisti i pavarur në komunën e Suharekës, Bashkim Ndrecaj, ka ngritur shqetësimin në Asamblenë Komunale se si nxënësit që kryejnë praktikë në QKMF, 15-16 vjeçare u kërkohet të dalin në dreka dhe darka për me t’u shkruar orët e praktikës.

Asamblea komunale në Suharekë ka mbajtur sot seancën e fundit për këtë vit ku veçmas rendit të ditës përfaqësuesit e qytetarëve kanë ngritur shqetësime të ndryshme.

Bashkim Ndrecaj, i cili është asambleist i pavarur në këtë komunë, ka ngritur shqetësimin se si nxënësit që kryejnë praktikë në QKMF, 15-16 vjeçare u kërkohet të dalin në dreka dhe darka për me u’a shkru orët e praktikës.

Ndrecaj ka shprehur gatishmërinë që të bashkëpunojë me drejtorinë për ti faktuar ato që i ka përmendur gjatë asamblesë.