Asambleisti i AAK-së, Mytaher Haskukës: Prizreni u kallke, ti shkojshe në Turnir të futbollit në Antalya

Asambleisti i AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj, përmes një postimi në Facebook ia ka përmendur kryetarit aktual dhe kandidatët të VV-së edhe për një mandat, Mytaher Haskukës, 16 dështimet në qeverisjen 4 vjeçare.

“Ke punësu çika të agjës (vetë e ke pranu). Shefja jote, Krenare Koqi e ka punësu motrën në projekt dhe të gjitha shoqet e veta në Komunë e arsim – plus ka dhënë tendera për dajt e vetë”, ka shkruar nder tjerash Baldedaj.
Në vazhdim e gjeni postimin e plotë të Ilir Baldedajt:

  1. Ke qeverisë me Klanin Mafioz dhe pijanecat e profiterët Levent Kasemi, Krenare Koqi, Visar Shehu etj. ku kjo bandë ka vendos me u ble edhe një saksi me lule.
  2. Ke punësu qika të agjës (vetë e ke pranu). Shefja jote, Krenare Koqi e ka punësu motrën në projekt dhe të gjitha shoqet e veta në Komunë e arsim – plus ka dhënë tendera për dajt e vetë.
  3. Ke dhanë tender 999 euro për karrige të parkut… me dhjetëra tendera publik i ke manipulu.
  4. Ke bo drejtora të shkollave bagjanake te dostave tu politik
  5. Për 4 vjet, 10 gropa si kë mshel e semaforat kryesor kurre stë kan punu n’qytet….
  6. Për 4 vjet, si u bo e Premte, ke ik n’Prishtine shpesh edhe n’Stamboll…
  7. Prizreni u kallke prej zjarreve n’fusha ti shkojshe në Turnir të futbollit në Antalya
  8. 80 % i takimeve protokolare me dosta dhe shoqata nga Turqia
  9. Ke humb përkrahjen edhe të Lëvizjes – ish partisë tënde dhe të krejt partive tjera në Kuvend
    10.Tenderi 1.6 miljon euro me dokumentë të fallsifikuara dhe njerëzit janë në parburgim ti vazhdon tenderin
    11.Punësim të familjarëve, të vartësve të juaj sa të duash.
  10. Për 4 vjet ke ndrru 27 dretorë.
  11. 4 vjet mandate, të gjithë drejtorat e shkollës i ke me u.d. në kundërshtim me ligjin.
  12. Suficit enorm, për çdo vjt, deri në 12 milionë euro në vit.
  13. Shkolla e Muzikes që kurr nuk u ndërtuar edhe caktimi i lokacionit u bë me shkelje ligjore…
  14. Tendera të kurdisur me mbi 100 lënd ne OSHP
    Edhe nja 30 pika tjera jane që ti jo që nuk fiton pa balotazh, po ai votus që të voton ty, ja është pa vetëdije, ja ja blen voten…