Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Gjorgje Paviçeviq, thuhet se ka dhuruar një shifër të majme për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Lëkundjet e tokës në Durrës dhe rrethinë kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri më tani raportohet se janë 47 persona të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.

Pas kësaj katastrofe vendet fqinje kanë dhuruar ndihma të mëdha.

Nga Mali i Zi raportohet se ka ardhur një donacion i madh prej biznesmenit, Gjorgje Paviçeviq.

Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalur informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.

Paviçeviq njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.

Deri më tash shumat më të mëdha i kanë dhuruar Behgjet Pacolli, 1 milion euro dhe Shefqet Kastrati, 1.5 milionë. /Ballkani.info/