‘As mos pafsh e as mos nifsh, çfarë bënë Xhafer Tahiri’: Shala i PDK-së i reagon kryetarit të Vushtrrisë, për kampin veror

Ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë si dhe anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Muzafer Shala, i ka reaguar kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili nuk ka aprovuar rekomandimin e Drejtorisë për Arsim, për organizimin e Kampit Veror ‘Summer Camp’, i cili është edukativ-kulturor.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Muzafer Shala,  ka reaguar komunës së Vushtrrisë, që nuk kanë aprovuar propozimin e Drejtorisë për Arsim.

“Sot, do te doja ta shihja nje vendim me ndryshe p.sh. “Aprovohet rekomandimi i Drejtorise per Arsim ne Vushtrri per organizimin e Kampit Veror(Summer Camp) Edukativ-Kulturor” Natyrisht ketu ishin angazhua edhe nxenesit qe jetojne ne Kosove por edhe ata qe jetojne ne diaspore…dhe kjo do te krijonte gershetim te vlerave kombetare me ato perendimore qe ne terminologjine angleze po quhet Sharing of knowledge (Ku behet shkembimi i informacioneve, shkathtesite dhe eksperiencave)”, ka shkruar ai.

Tutje Shala ka thënë se nuk dëshiron të shohë as të dëgjojë me ato se çfarë bënë Xhafer Tahiri.

“S’paskam degjua qe diçka e tille ndodhe ndokund “As mos pafsh e as mos nifsh” cfare bene Xhafer Tahiri PO, per diasporen edhe parkingje, PO edhe kampe verore edukative-kulturore. Pastaj me sa e di une me 16.08.2021 mesimdhenesit kthehen ne pune e diaspora janë ketu deri ne fillim te muajit Shtator. Çeshtjen e parkingjeve eshte dashte me zgjedhe tash e kater vite”, ka shkruar në fund Shala.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.