As hoxha s’i reziston “Tik-Tokut”, vendos që nga aty t’i përçojë mesazhet fetare

Rrjeti social Tik-Tok është bërë mjaft i përdorur në trojet shqiptare.

Personazhe të ndryshme publike kanë hapur llogaritë e tyre në Tik-Tok.

Përveç fytyrave të ndryshme publike edhe klerikët fetarë kanë filluar ta përdorin këtë rrjet social duke dhënë mesazhe të ndryshme.

Hajredin Dizdari, është njëri nga hoxhallarët më të njohur, ku videot e tij marrin mbi një milionë shikime.

Së fundmi ai në një intervistë në “Shqipëria Live” në Top Channel tregoj për idenë e tij lidhur me hapjen e llogarisë në Tik-Tok.

“Kam pasur një komunikim me bashkëshorten time se si te ndihmonin njerëzit që të përfitonin sa i përket mesazheve dhe na ka ardhur si ide për të përçuar mesazh tek njerëzit”

Sa i përket komenteve nga të tjerët lidhur me hapjen e “Tik-Tokut” hoxha u shpreh se nuk i di se çfarë thonë.

“Nuk e di, para se të hapja këtë rrjet social dhe ligjëratat e mia t’i publikoja, jam konsultuar edhe me disa persona të tjerë ku kam marrë dritën jeshile”, u shpreh tutje ai.