“As burrë t’më kishe pasur s’do bëje kështu”, Mevlani i reagon Ledjanës pasi iku nga studio

Të premten kur u transmetua takimi i Mevlanit me Antonelën, Ledjana doli nga studio e prekur pasi Mevlani e surprizoi Antonelën me një buqetë me lule.

Mevlani shkoi menjëherë pas saj dhe në puntatën e “Për’puthen Prime”, kanë dalë pamjet e bisedës së tyre derisa Antonela shkoi të merrte Mevlanin për të zhvilluar takimin.

Mevlani: Për një lule bën kështu?

Ledjana: E mora përgjigjen nga deklarata jote

Mevlani: Çfarë deklarate moj?

Ledjana: Më le të kuptoj se je më shumë tek ajo. E mora të mirëqenë. Si mund të jem kaq e trashë që të mos e kuptoj situatën që e shoh me sytë e mi.

Mevlani: As burrë të më kishe pasur s’do kishe bërë kështu.