Zafir Berisha

“As 15 kate të Dubravës s`mjaftojnë”, Berisha: Numri i hajnave në Qeverinë Kurti është rritur

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti për korrupsion.

Ai ka vlerësuar se gjatë tri viteve të kësaj qeveria është shtuar numri i hajnave.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se numrin i hajnave është rritur aq shumë se nuk do t`i zinte ndërtesa e Burgut të Dubravës sikur të bëhej 15 kat.

“Siç po shihet për 3 vite aq shumë është rritën numri i hajnave dhe piratëve të parasë publike në qeveri dhe institucione tjera publike sukurse me qenë raca lepujve, as 15 kate Dubravën me e bë nuk mjafton! Rezervat shtetërore, KEK, Martini, kontratat një burimore janë disa nga aferat korruptive multi-milionshe nga partia në pushtet. Shqetësuese në këtë rastë është edhe sulmi që i bëhet organeve të drejtësis nga eksponent të regjimit si dhe deputetët analfabet të cilët dirigjohen nga minoritarja greke e cili i “këshillon” se si t’i bllokojn iniciativat në Kuvendin e Kosovës që të mos hetohen aferat korruptive”, ka shkruar Berisha.