Arton Muhaxheri: PDK në secilen lagje dhe fshat u ka ofruar qytetarëve njerëzit më të mirë

Bartësi i listës së PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri bashkë me kryetarin e degës Xhavit Halitin kanë vizituar disa nëndegë të PDK-se në këtë qytet.

Ata janë takuar me banorë të lagjeve 7Shtatori, Xhemajl Kada, Lugu i Leshanit dhe Jabllanica e madhe ku janë prezentuar edhe kandidatët për asamble të zonave përkatëse.

Muhaxheri tha se PDK në secilen lagje dhe fshat u ka ofruar qytetarëve njerëzit më të mirë, thuhet në një njoftim të lëshuar për media.