Arton Demhasaj publikon faturën e rrymës: Përveç rritjes së tarifës, qenkan rritë edhe dallaveret

Drejtor i organizates “Çohu”, Arton Demhasaj ka publikuar faturën e këtij muaji, derisa ka bërë krahasime me atë të muajit janar.

Në fotografinë e publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Demhasaj ka shpjeguar me detaje shpenzimet që ka bërë, derisa ka thënë se përveç rritjes së faturës, si duket KESCO paska rritë edhe dallaveret, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Leximin e njehsorit per muajin janar e kam pas me 24.01.2022.

Nga 24.01.2022 deri me 09.02 2022 jane 16 dite e kam hargjuar 799 kWh

Nga 09.02.2022 deri me 21.02 2022 jane 12 dite e kam hargjuar 1275 kWh!

Pra me tarife te re edhe pse periudha ma e shkurter paskna hargju 476 kWh ma shume se sa periudha me tarif te vjeter edhe pse ma e gjate…

Spo e kuptoj qysh per 12 dite kam hargju ma shume me tarifen e re 1275 kWh se sa per 16 dite me traifen e vjeter 799 kWh…

Perveç rritjes se tarifes nga ZRrE, si duket KES/CO paska rrit edhe dallaveret… shprendarja e hargjimit sipas qefit dhe interesit te tyre… ketu duhet nje hetim i mirefillt nga Policia dhe Prokuroria.

Edhe ma shtrejt edhe me rrejt po duket …