Reka e Keqe mbështet fuqishëm Koalicionin për Kosovën fituese 137! Kështu ka shkruar profesori i njohur, Artan Nimani. Nimani në listën zgjedhore kandidon me numër 25.

Postimi i plotë:

Batushë, Molliq, Nivokaz, Brovinë, Stubëll dhe Berjah – këto fshatra, që dikur ishin zemra e qëndresës së Rekës së Keqe në luftën për liri, sot vazhdojnë të jenë simbol i mbështetjes së pathyeshme.

Sonte, në një takim madhështor, banorët u zotuan të përkrahin fuqishëm Koalicionin e udhëhequr nga AAK me numrin 137 dhe kandidaturën time me numrin 25 në listën fituese.

Ky rrugëtim i përbashkët për të ndërtuar një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë vazhdon me besimin dhe përkushtimin e të gjithëve.