Artan Grubi: Është koha për vendime të guximshme dhe pajtim

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka thënë se Qeveria ka liderë që janë të gatshëm të fillojnë procesin e pajtimit dhe të ndërmarrin vendime të guximshme për të ardhmen e vendit.

Në shënimin e Ditës së fitores kundër fashizmit dhe Ditës së Evropës, Grubi ka bërë thirrje për bashkim, duke synuar krijimin e të ardhmes evropiane për qytetarët.

Ai ka kujtuar deklarimin e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, Marrëveshjen e Ohrit, dhe atë të Prespës që sipas tij, në vendime të tilla u përfshinë njerëz të guximshëm.

“Duhen sërish liderë të guximshëm dhe proces pajtimi për të përfunduar procesin tonë si një vend anëtar i Europës. Në këtë Qeveri kemi liderë që janë të gatshëm të fillojnë procesin e pajtimit dhe të ndërmarrin vendime të guximshme për të ardhmen e vendit tonë, e ardhme si vend anëtar i NATO-s, Europës dhe е orientuar kah bashkësia euro-amerikane. Prandaj, do të doja të kërkoja nga të gjithë ju, me rastin e këtij përvjetori shumë të rëndësishëm, në Ditën e Europës, në Ditën e fitores ndaj fashizmit të bëhemi bashkë dhe të jemi të guximshëm edhe njëherë, të pajtohemi dhe të krijojmë ardhmëri europiane për qytetarët tanë”, ka thënë Grubi.