Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ai, favorizim të ministrit për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq.

Përmes një postimi, Behrami tha se Kurti ka ndërmarrë vendime të rëndësishme politike “për hatër të Rashiqit”, duke përmendur marrëveshjen e vitit 2023 në Ohër dhe vendimin për tokën e Manastiri i Deçanit, transmeton Ballkani.info.

Sipas Behramit, në vitin 2023 Kurti “u dhuroi serbëve të veriut autonomi territoriale në Ohër”, ndërsa në vitin 2024, sipas tij, i ka falur 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit.

Në të njëjtin reagim, deputeti i PDK-së e krahasoi këtë qasje me raportin e Kurtit me kryetarin e SBASHK, Rrahman Jashari.

“Për hatër të Rashiqit, Albin Kurti u dhuroi serbëve të veriut autonomi territoriale në 2023 në Ohër. Për hatër të Rashiçit, Kurti ia ka falë 24 hektarë Manastirit të Deçanit në 2024. A kur Rrahman Jashari i SBASHK-ut ia kërkonte: ‘ndihmom si vëlla’, Albini e refuzonte. Rashiqin e trajton si vëlla, e Rrahman Jasharin si…”, ka shkruar Behrami.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur çështja e 24 hektarëve tokë për Manastirin e Deçanit po vazhdon të ngjallë reagime të shumta në skenën politike në Kosovë. /Ballkani.info/