Arta Nitaj feston ditëlindjen e 26-të

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.

E lindur më 10 tetor të vitit 1996, ajo ka mbushur plot 26 vite jetë.

Për publikun, zeshkania u bë më e njohur që nga pjesëmarrja në serialin vendor “O sa mirë”.

Më pas është futur në botën e televizionit, ndërkohë që ka moderuar një emision të sportit.

E njëjta ka qenë pjesë e disa projekteve të tjera, ndonëse një emër shumë i kërkuar edhe në fushën e modelingut.

Momentalisht, ajo tani është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance With Me” në TV Klan.

Përveç këtyre, Arta shpesh është diskutuar në rrjetet sociale e faqet rozë për pushimet e shtrenjta dhe fotografitë provokuese.