Arta Elezaj feston ditëlindjen në Ibiza, Arta Nitaj e befason që në orët e hershme

Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj.

Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale.

Kjo ditëlindje e gjeti bukuroshen nga Klina në Ibiza të Spanjës, ku po shijon disa ditë të mira pushimi bashkë me shoqen e saj të ngushtë, modelen tjetër po prapë të njohur Arta Nitaj.

Arta Elezaj në Ibiza (Foto: Arta Nitaj/InstaStory)

Bukuroshja nga Peja u kujdes që qysh në orët e hershme të datës 14 t’i bëjë një urim të përzemërt mikeshës së saj.

Fillimisht ajo publikoi një video të Elezajt, ku shihej mjaft atraktive në një paraqitje nga Ibiza, e veshur me një fustan të zi me prerje, i cili tregonte mjaft mirë linjat e saj të trupit.

Arta Elezaj në Ibiza (Foto: Arta Nitaj/InstaStory)

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ishin fjalët që Nitaj i kishte shkruar shoqes së saj në ëmbëlsirën e bërë dhuratë për ditëlindje. /Telegrafi/

Arta Elezaj në Ibiza (Foto: Arta Nitaj/InstaStory)