Rusia ka dalë me një shpjegim të ri, fort qesharak dhe banal, përse nuk u realizuan planet e Kremlinit për pushtimin e shpejtë të Ukrainës, raportojnë mediat.
Sipas mediave, rusët pretendojnë se trupat ukrainase janë shndërruar në makina vrasëse mbinjerëzore gjatë “eksperimenteve sekrete” në biolaboratorët amerikanë.
Ligjvënësit rusë pretendojnë se ushtarët ukrainas të droguar ishin fajtorë për dështimin e Moskës.
Një “përfundim” i tillë është arritur nga dy përfaqësues rusë që drejtojnë komisionin për kërkimin e biolaboratorëve në Ukrainë.
Konstantin Kosachev, nënkryetar i Këshillit të Federatës Ruse dhe Irina Yarovaya, nënkryetare e Dumës së Shtetit, mbështetën gjetjet e hetimit që u krye.
“Testi i gjakut i të burgosurve ukrainas të luftës zbuloi një sërë sëmundjesh që sugjerojnë se ata ishin eksperimentuar fshehurazi për qëllime ushtarake”, thonë ata.
“Dhe ne shohim – mizorinë dhe barbarizmin e personelit ushtarak ukrainas, krimet që ata kryejnë kundër popullatës civile, ato krime monstruoze që ata kryejnë kundër robërve të luftës – konfirmojnë se ky sistem kontrolli dhe krijimi i makinave mizore të vrasjes kryhet nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara”, tha Yarovaya.
“Kjo konfirmohet nga barnat që përmirësojnë performancën që vazhdojnë t’i lejojnë ata të neutralizojnë plotësisht gjurmët e fundit të ndërgjegjes njerëzore dhe t’i kthejnë ato në përbindëshat më mizorë dhe vdekjeprurëse,” shtoi ajo.
Në fakt janë ushtarët dhe paramilitarët rusë që kryen krime deri në gjenocid ndaj populatës civile në Ukrainë. Tashmë ka prova faktike që e kanë dëshmuar mizorinë ruse, sidomos në Bucha, një qytet afër Kievit.
Për këto krime, Ukrainë ka paraqitur raport në Gjykatën e Hagës për krime luftë. Bota është tronditur nga krimet që Rusia i ka kryer deri më tash në Ukrainë.
Kush është Konstantin Kosachev?
Konstantin Kosachev, si ish kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, i parapriu akuzave të para për trafikim organesh ndaj UÇK-së. Me pretendimet e tij u bë iniciuesi i vërtetë i raportit të Dick Martytit që ishte baza e themelimit të Gjykatës Speciale. /Ballkani.info/







