Arsyeja ju lë pa fjalë, mjeku në Greqi sulmohet nga pronari i lokalit dhe djali i tij

Mjeku grek i Pneumologjisë Theodros Vasilakopoulos është sulmuar në një tavernë mbrëmjen e të shtunës.

Mediat bëjnë me dije se ai ka deklaruar se ishte me 20 mjekë të tjerë në një tavernë në Kastraki në momentin kur u sulmua nga pronari dhe djali i tij.

Duke folur për MEGA, mjeku tha se fillimisht i përzunë nga lokali dhe më pas i e shtynë duke i grisur edhe këmishën. “Më kërcënuan se do vinin në spitalin ku unë punoja dhe do më digjnin makinën”, deklaroi ai.

Mjeku shprehet se shkak për këtë sulm janë bërë deklaratat e tij të shpeshta pro vaksinës duke kërkuar të bëhen më shumë kontrolle. “Nuk e imagjinoni dot sa kërcënime kam marrë këtë kohë”, u shpreh mjeku.