Arsim Bajrami lavdëron Hotin: Jeni një person liberal, qasja juaj në dialog është e duhura

Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës po mbahet diskutim për dialogun ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ish-deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami ka lavdëruar Hotin për qasjen e tij, duke e quajtur siç e ka quajtur shumë konstruktive.

“Ky proces duhet të kryhet sepse është pjesë e agjendës shtetformuese, dhe nuk mund të shtyhet në pakufi. Unë ju uroj për qasjen tuaj gjithëpërshirëse për një konsensus të plotë, dhe në mënyrë të veçantë të koordinoheni me opozitën dhe presidentin i cili ka kompetenca kushtetuese”, ka thënë ai.

Sipas Bajramit, një konsensus për këtë proces shumë të rëndësishëm i ka munguar Kosovës, andaj edhe kryeministri Hoti duhet të vazhdojë me një qasje të tillë.

“Ju si natyrë jeni një person liberal. Ky konsensus i ka munguar Kosovën. Ne kemi pas praktika që njerëzit kanë ikë nga ky proces. Ju sugjeroj që të vazhdoni me këtë qasje dhe me konsesusin shtetëror”, ka thënë Bajrami.