Arsenali zyrtarizon Willianin

Arsenali ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin e krahut, Willian.

32-vjeçari u largua në fund të sezonit nga Chelsea dhe si lojtar i lirë ka kaluar te rivalët londinezë, duke nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Për shtatë vjet te “Blutë” fitoi dy tituj të Premier Ligës, një Kupë FA dhe Ligën e Evropës.

Ka pasur 339 paraqitje, me 63 gola të shënuar e 56 asistime.