Armeni

Arsenali thotë se Mkhitaryan do të mungojë 6 javë

Ylli i Arsenalit është lënduar në ndeshjen e javës së shkuar në Kupën e Ligës ndaj Tottenhamit.

Henrikh Mkhitaryan do t’i mungojë Arsenalit për gjashtë javë pasi ka pësuar një thyerje të këmbës në sfidën ndaj Tottenhamit, të cilën Topçinjtë e kanë humbur 1-3.

Reprezentuesi i Armenisë është lënduar pas një ndërhyrjeje të Lucas Moura dhe pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar që ai do të qëndrojë për një muaj e gjysmë jashtë.

Kësisoj Mkhitaryan, do të humbasë ndeshjet ndaj Liverpoolit dhe Chelseat, por pritet të jetë i gatshëm për të luajtur me Manchester Cityn, me datë 3 shkurt.