Arsenali synon daljen në Evropë përmes Kupës FA

Finalja e Kupës FA për këtë edicion do të zhvillohet ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat në “Wembley”.

Skuadra e Mikel Artetas mposhti atë të Manchester Cityt që drejtohet nga Guardiola e që ishte kampione në fuqi, falë dy golave nga Pierre-Emerick Aubameyang.

Ndërkohë, Chelsea fitoi ndaj Manchester Unitedit në finalen tjetër 3:1, falë gabimeve të portierit David de Gea.

Takimi mes “revolveristëve” e “bluve të Londrës” do të luhet të shtunën në orën 18:30.

Arteta do ta ketë mundësinë ta fitojë trofeun e parë si trajner i Arsenalit, ndërsa ky ekip do të bëhej me rekord të ri në këtë garë, me 14 trofe.

Chelsea ndërkohë është duke e kërkuar trofeun e nëntë të Kupës A. Triumfi i fundit ishte në vitin 2018, por në finale ishin më të mirë se Manchester Unitedi.

Mbrojtësi Hector Bellerin mungoi në fitoren ndaj Watfordit, por është kthyer në stërvitje këtë javë.

Mungesë për Artetan do të jenë mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, si dhe Calum Chambers, Pablo Mari dhe Gabriel Martinelli.

Te Chelsea, N’Golo Kante dhe Willian janë të përfshirë në skuadër, por pritet të mungojë Ruben Loftus-Cheek.