Arsenali rivalizon Tottenhamin për Dani Ceballos

Arsenali po mundohet t’i prish planet e rivalit lokal Tottenham Hotspur në tregun e transferimeve.

Derbi i Londrës është zhvendosur në afatin kalimtar, pasi dy skuadrat tanimë janë në fazën e përgatitjeve.

E krejt kjo për shkak të mesfushorit spanjoll Dani Ceballos që ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Real Madridi.

The Mirror ka raportuar se Arsenali ka kaluar rivalët e tyre Spurs dhe janë në përparësi për të nënshkruar me spanjollin.

Topçinjtë janë të interesuar për huazimin e lojtarit me të drejtë blerje për 40 milionë funte.