Arsenali pas sensacionit korean Hwang

Gjiganti austriak, Red Bull Salzburg është i mbushur me futbollistë të talentuar.

Njëri nga ta padyshim që është edhe koreani Hee-Chan Hwang i cili ka shkëlqyer në edicionin e ri.

23-vjeçari pas huazimit një vjeçar te Hamburg është rikthyer në Salzburg ku është bërë sensacion i këtij klubi.

Në 11 takimet e para Hwang ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë duke rritur ndjeshëm vlerën e tij dhe duke u bërë objektiv i skuadrave të mëdha.

The Sun ka raportuar se Arsenali është gati të tentoj transferimin e tij me një ofertë në janar.

Topçinjtë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë funte për transferimin e yllit korean.

Hwang është dëshirë e trajnerit Emery i cili ka mbetur i mahnitur nga loja e sulmuesit të talentuar.

loading…