Arsenali mposht me vështirësi West Hamin

Arsenali ka vazhduar me fitore në fillim të sezonit të ri në Premier League. Në xhiron e dytë, “Topçinjtë” mposhtën West Hamin me rezultat 2:1.

Alexandre Lacazette shënoi i pari në minutën e 25-të, ndërsa Michail Antonio barazoi gjithçka në minutën e fundit të pjesës së parë. Trepikëshin e ri skuadrës së Mikel Artetas ia siguroi Edward Nketiah në minutën e 85-të.

Kjo ishte fitorja e dytë e Arsenalit në këtë sezon, pas asaj ndaj Fulhamit në xhiron e parë. West Hami ka dy humbje.