Arsenali me ofertë të lartë për James Rodriguez

Arsenali është shumë i interesuar të përforcohet me yllin kolumbian James Rodriguez në afatin kalimtar dimëror, sipas Don Balon.

Gjiganti anglez mendon të bëjë ofertë në vlerë 60 milionë euro për kolumbianin në janar, por transferimi i tij mund të jetë më i komplikuar seç duket.

James është i palumtur në Bayern dhe shpreson ta braktisë klubin sa më parë.

Arsenali do të kërkojë t’i sigurojë shërbimet e 27-vjeçarit, megjithëse transferimi i tij do të jetë i komplikuar nga fakti se klubi londinez duhet të negociojë me dy klubet e James, Real Madridin dhe Bayern Munichun, ku është i akuzuar.