Arsenali fiton pas dy barazimeve

Pas asaj paraqitjeje zhgënjyese ndaj Crystal Palace ku barazoi 2-2, Arsenal reagon me një fitore bindëse po në “Emirates”. Kësaj radhe rivali ishte më i fortë, Aston Villa që ka mposhtur United këtë sezon teksa “topçinjtë” fituan me rezultatin 3-1.

Prej kohësh pa Granit Xhakën e dëmtuar, vendasit kaluan të parët në avantazh me Thomas Partey në 23’ dhe në fund të pjeses së parë sërish dyfishuan rezultatin me Aubayemang i cili humbi penalltinë por me të dytën shënoi.

Kapiteni ishte protagonist edhe në pjesën e dytë kur dha asist për Rowe i cili vulosi fitoren e Arsenalit ndërsa në 82’, Aston Villa shënoi golin e nderit me Jacob Ramsey.