Arsenali, Evertoni dhe West Hami kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Manchester Unitedit, Andreas Pereira.

Mesfushori dëshiron të luajë më shumë, dhe për këtë arsyeje mund të largohet nga “Old Trafford”.

Edhe me ardhjen e trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer, Pereira nuk po mundet të gjejë vend në formacionin bazë.

22-vjeçari në këtë stinor ka vetëm shtatë paraqitje, pesë në Premierligë dhe dy në Ligën e Kampionëve.