Arsenali është në kërkim të një qendërmbrojtësi për ta zëvendësuar Shkodran Mustafin.

Futbollisti shqiptar pritet të largohet nga Londra gjatë janarit dhe Topçinjtë janë vënë në gjah për pasardhësin e tij.

Sipas “Sky Germany”, “Gunners” i kanë kërkuar Bayern Munichut informata për Jerome Boatengun.

Kampioni i botës me Gjermaninë qe një kohë lidhet me një largim nga gjiganti bavarez.

Dhe, ish futbollisti i Manchester Cityt mund ta shohë veten duke u rikthyer në Premierligë, këtë radhë te Arsenali.