Sulmuesi turk

Arsenali dhe Tottenhami rivalizojnë për shërbimet e Cengiz Under

Cengiz Under mbetet një nga lojtarët më premtues në Europë, duke u shndërruar në objektivin e merkatos për shumë klube të mëdha.

Veçanërisht në Premier League janë të vendosur për ta rrëmbyer nga Roma, me një derbi në merkato mes Tottenhamit dhe Arsenalit.

Duket se “Spursat” janë të avantazhuar, pasi i ofrojnë më shumë siguri për t’u aktivizuar sulmuesit turk, ndërsa për klubin italian është gati një ofertë deri 40 milionë euro.

Vështirë që Monchi të privohet nga Under në merkaton e dimrit dhe duke pritur që të rritet edhe më shumë çmimi i tij do të pranojë të diskutojë për lojtarin në verën e ardhshme.