Ka arritur në Kosovë sot aktori i mirënjohur amerikan, Nicholas Brendon.
Aktori hollivudian do të jetë pjesë e filmit kosovar “Sunrise” i cili do të shfaqet në formë të serialit dhe është i pari i këtij formati në vendin tonë.
“Arriti në Kosovë për të filluar filmimin e pjesës së parë të “Sunrise” Nicholas Brendon. Është kënaqësi dhe nder për neve”, ka shkruar në Facebook Shkumbin Sopjani, producent dhe aktor i “Sunrise”.

Po ashtu me rastin e ardhjes në Kosovës të aktorit Brendon, nesër, më 12 nëntor, në orën 16:00 në Kino ABC1 do të mbahet edhe konferenca për gazetarë.
Në këtë konferencë do të shpalosen detajet e filmit “Sunrise” i cili ka të bëjë më luftën e UÇK-së dhe pasluftën. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=lf1uFXQTMOQ&fbclid=IwAR1SB17I2RFdK31yXJBh-Mkmtmn6_UWrAHVTYGnJYjb7c3-XK07nSa27QnI







