Arrin në 622 numri i të shëruarve në Kosovë – këto janë statistikat e tjera

Numri i të shëruarve në Kosovë ka arritur në 622. Sipas llogaritjeve, i bie që aktualisht në Kosovë, numri i rasteve aktive është 212.

Kjo pasi që, 862 persona janë diagnostifikuar deri tani gjithsej në Kosovë me koronavirus, prej të cilëve, 28 kanë vdekur dhe 622 janë shëruar.

“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot 622 raste”, njofton IKShPK, njofttim të cilin, të plotë, mund ta lexoni më poshtë.