Arrijnë në Kosovë autoblindat e para nga Amerika, janë të pajisura me armatim të rëndë VIDEO

Ushtria e Kosovës po vazhdon të pajisjet me armatim dhe autoblinda të rënda të terrenit.

Që nga shndërrimit i FSK-së në ushtri të rregullt, janë arritur marrëveshje me shtete të ndryshme për blerjen e armatimit dhe pajisjeve përcjellëse. Këto marrëveshja, disa në formë të donacioneve, janë arritur kryesisht me SHBA-të dhe Turqinë, shkruan Ballkani.info.

Së fundi, FSK-ja është duke u pajisur me autoblinda amerikane të njohura si si ASV -Armored Security Vehicle.

Foto: U.S. Army photo by Spc. Micah E. Clare

Merret vesh se ushtria e Kosovës do të ketë në kontingjentin e saj rreth 50 autbolinda ASV.

Ballkani.info e ka siguruar një video ekskluzive të disa prej këtyre autoblindave (15 sosh) që tashmë kanë arritur në Kosovë, ndërsa të tjerat pritet të arrijnë deri në fund të gushtit.

Sipas uebfaqeve të specializuara për ushtri, autoblindat ASV janë të pajisura me granatahedhës MK19, mitraloz M2 dhe mitraloz M240.

Në anën tjetër, dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paralajmëroi ardhjen e disa autoblindave të tjerë të tipit “Vuran”, prodhim i Turqisë.

Këto autoblinda janë prodhim i fundit i teknologjisë së avancuar ushtarake dhe Kosova është vendi i parë që arrin marrëveshje me Turqinë për këtë autoblinda. /Ballkani.info/