Arrihet marrëveshja mes palëve, Milik është lojtar i ri i Juventusit – sot vizitat mjekësore

Juventusi ka gjetur sulmuesin e shumëkërkuar dhe ai nuk është Memphis Depay.

Gjiganti italian pasi hasi në vështirësi për të nënshkruar me holandezin ka gjetur marrëveshje me sulmuesin polak Arkadiusz Milik që rikthehet në Serie A.

Zonja e Vjetër ka arritur marrëveshje përfundimtare me Olympique Marseille për huazimin një vjeçar me mundësi blerje të polakut.

Juventus do të paguajë një milionë euro për huazimin e tij, siu dhe një milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë në fund të sezonit nëse do ta bëj të vetin polakun, Juventusi mund ta përdorë opsionin e blerjes për tetë milionë euro, por që nuk është e obligueshme.

28-vjeçari ishte pjesë e Olympique Marseille nga janari i vitit 2021 si i huazuar nga Napoli, derisa gjiganti francez këtë verë e bleu për tetë milionë euro.

Fabrizio Romano ka njoftuar se vizitat mjekësore për futbollistin janë planifikuar sot dhe ai mund të jetë i ftuar për ndeshjen ndaj Romës të shtunën në mbrëmje.