Arrihet marrëveshja, Mbappe në Real Madrid

Paris Saint-Germain është dorëzuar përpara Real Madridit. Klubi francez ka pranuar ofertën e Realit prej 170 milionë eurove plus 10 milionë bonuse për Kylian Mbappe, raporton Marca.

Mbappe pritet të mbërrijë në Madrid brenda 48 orëve të ardhshme.

Yllit francez i skadon kontrata verën e ardhshme, dhe kjo ka ‘’detyruar’’ PSG-në ta pranojë ofertën e fundit të Realit pasi në sezonin tjetër mund të largohej si lojtar i lirë.