Rusia ka emëruar kryebashkiaken e re në qytetin ukrainas Melitopol, i cili është nën kontrollin ushtarak rus, pasi kryetari i zgjedhur u arrestua të premten.
Ivan Fedorov, kryebashkiaku i zgjedhur i Melitopolit, u arrestua nga njerëz të armatosur dhe u akuzua për vepra terrorizmi nga zyra e prokurorit për rajonin separatist të Luhanskut të mbështetur nga Rusia.
Galina Danilchenko është kryebashkiakja e re. Ajo është një ish-anëtare e këshillit të qytetit, sipas një deklarate në faqen e internetit të administratës rajonale të Zaporozhye, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Në deklaratën e saj televizive, e cila u publikua nga administrata në Telegram, Danilchenko tha se “detyra e saj kryesore është të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për ta kthyer qytetin në normalitet”.
Ajo pretendoi se kishte ende njerëz në Melitopol që do të përpiqeshin të destabilizonin “situatën dhe të provokonin një reagim të sjelljes së keqe”.
“Unë kërkoj nga ju që të mos dorëzoheni para këtyre provokimeve”, tha Danilchenko.
“U bëj thirrje deputetëve të zgjedhur nga populli në të gjitha nivelet. Meqenëse jeni zgjedhur nga populli, është detyra juaj të kujdeseni për mirëqenien e qytetarëve tuaj”.
Danilchenko propozoi krijimin e një “Komiteti të Zgjedhjes së Popullit” për të “zgjidhur të gjitha çështjet kritike për Melitopolin dhe rajonin e tij”.







