Një 33-vjeçar me banim në Vlorë, i dënuar më parë për vjedhje të automjeteve, ka përfunduar sërish në prangat e policisë, për të njëjtën vepër penale.
K.K, u arrestua për vjedhjen e katër makinave të markës Mercedes Benz. Automjetet e sekuestruara, policia thotë se ua ka dorëzuar pronarëve përkatës.
Policia ka dokumentuar një sërë vjedhje automjetesh
Më datë 22.09.2018, në lagjen “Isa Boletini” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit H.H.
Më datë 23.10.2018, në legjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.K.
Më datë 18.07.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit A.D.
Më datë 09.05.2018, në lagjen “28 Nëntori” është vjedhur automjeti tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit N.A.
Pas një pune hetimore disa mujore është zbuluar se ai ka vjedhur në kohë të ndryshme 4 automjete të markës “Mecedes Benz” dhe pasi i përdorte disa ditë, i braktiste ato në të njëjtën zonë, zakonisht në lagjen “15 Tetori” Vlorë.







