Është arrestuar një trafikant droge nga Durrësi i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarisht.
Policia e Durrësit mbrëmjen e djeshme e ka arrestuar Klejdi Abdylin, 28 vjeç, i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
29 vjeçari do të dërgohet në Itali për të vuajtur dënimin nga Gjykata e Peskarës në Itali, e cila ka lëshuar udhër arresti për kryerjen e veprës penale ‘Trafikim i narkotikëve’.
Dosja e të arrestuarit i është dërguar fillimisht Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Durrës







