Teologu dhe psikologu i vetëshpallur nga Sarajeva Edin Tule, u arrestua është në vendkalimin kufitar ndërkombëtar të Gradishkës.
Pas arrestimit, Tule i është dorëzuar MPB-së së Kantonit të Sarajevës
Aty është kryer një hetim penal dhe më pas i është dorëzuar Prokurorisë së KS-së, e cila ka propozuar masën e paraburgimit, të cilën Gjykata Komunale në Sarajevë e ka pranuar. Ai është dënuar me një muaj paraburgim.
Siç ka konfirmuar për portalin N1 nga Prokuroria e Kantonit të Sarajevës, Tule akuzohet për tri vepra penale të rrezikimit të sigurisë dhe një tentativë për zhvatje. Ndalimi i tij është caktuar për shkak të rrezikut të arratisjes.
Kujtojmë se kallëzimi ndaj tij është bërë nga Damir Muharemoviq dhe disa persona të tjerë të cilët Tule i ka kërcënuar përmes rrjeteve sociale dhe i gjithë rasti ka tërhequr vëmendjen e publikut disa muaj më parë.
Gjithashtu, përmes rrjeteve sociale, ai kërcënoi se do të përdhunonte dhe vriste gruan e tij.
Më vonë, ai u përpoq t’i paraqiste të gjitha si një “eksperiment social”. Megjithatë, deklaratat nga ata që e njohin gruan e tij se si ajo u arratis dhe po fshihet në një vend të sigurt, kundërshtuan pretendimet e tij për një eksperiment të supozuar social.







