Arrestohet shtetasi turk tek Hani Elezit, katër personave u premtoi dërgimin në shtetet perëndimore

Është arrestuar një person i dyshuar, me shtetësi turke i cili në vendkalimin kufitar tek Hani Elezit me veturë ishte ndaluar nga Policia, pasi me vete në veturë i kishte pasur edhe katër pasagjerë meshkuj turq, shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoninë Veriore e më pas në shtetet perëndimore.

Viktimat kanë deklaruar se dërgimin e tyre e kanë bërë në marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5 mijë e 500 deri në 6 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Lidhur me rastin, i dyshuari pas intervistrmit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

loading…